Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo si fëmijë qante kur shokët nuk ia pasonin topin

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është thirrur “qaraman” nga shokët e tij të fëmijërisë pasi qante sa herë që ekipi humbte ose nuk ia pasonin topin bashkëlojtarët.

Ricardo Santos luajti përkrah njërit prej lojtarëve më të mirë në botë sa ishin pjesë e ekipit amator Andorinha në Madeira të Portugalisë, kur babai i Ronaldos punonte në stafin teknik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qaraman, po, sepse Ronaldos i pëlqente të fitonte, siç i pëlqen edhe sot dhe kur pësonte humbje apo njëri nga fëmijët nuk i pasonte topin ai qante”, ka thënë Santos për Reutersin.

Dëshira e Ronaldos për të fituar e shpiu atë drejt katër titujve të ligës dhe tri të Ligës së Kampionëve gjatë karrierës së tij me Manchester Unitedin dhe Realin.