Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konflikti i tifozëve “Plisat” me “Torcidat” zhvendoset në rrjetet sociale

Dy grupet e tifozëve “Plisat” dhe “Torcidat” të premten mbrëma kanë pasur një konflikt në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të zhvilluar mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

“Plisat” janë nxjerr nga salla pas hedhjeve të gjësendeve me “Torcidat”. Autobusi i tifozëve bardhëekaltër u sulmua pas ndeshjes, derisa “Minatorët” kanë akuzuar kryeqytetasit për intriga, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Krenaria e Qytetit,djemtë e Minatorit gjithmonë pranë TREPÇËS,që për asnjë çmim nuk ndërrojnë identitet në këmbim të suksesit”, është shkruar në një status të grupit “Torcida” në Facebook, të cilët i kanë cilësuar “Plisat” si grup profesionist i intrigave.

“Torcidave” i është kundërpërgjigjur udhëheqësi i “Plisave”, Albert Kastrati, i cili ka shkruar se mitrovicasit i mban gjallë urrejtja ndaj Sigal Prishtinës.

“Neve na man gjall dashnia per Prishtine, juve urrejtja ndaj Prishtines. Prishtina jo veq neve, po po get edhe juve ju man gjall...Sa e madhe eshte kjo Prishtinë”, ka shkruar Kastrati.

Për organizim të dobët të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës është ankuar edhe trajneri i Bashkimit, Rrahman Perteshi.

Ai ka thënë se ekipi nuk ishte siguruar nga policia para dhe pas ndeshjes me Pejën që u zhvillua në “Minatori”.