Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biasi për Xhakën: Për të qëndruar në grup ka rregulla

Trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, para miqësores kundër Bosnjë e Hercegovinës ka komentuar edhe njëherë largimin e mesfushorit shqiptar, Taulant Xhaka.

“Kam raport të mirë me grupin dhe nuk ndikohem nga thashethemet. Përpiqem t’i mbroj lojtarët, ata ndoshta jo. Por për të qëndruar në një grup ka rregulla”, ka thënë De Biasi gjatë konferencës për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, nga ora 18:00, De Biasi theksoi se në fushë do të zbresin për të fituar.

De Biasi ka vlerësuar lart dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn dhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë.

“Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”, pohoi De Biasi për të riun Bare.