Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bazdareviq e Pavloviq sfidën ndaj Shqipërisë e shohin si test të vështirë

Është vetëm një ndeshje miqësore por në kampin boshnjak e vlerësojnë maksimalisht sfidën e së Martës në Elbasan Arena ndaj Shqipërisë.

Trajneri Mehmed Bazdareviq dhe mbrojtësi Daniel Pavloviq në një prononcim për mediat boshnjake nga stadiumi Selman Stërmasi e cilësuan sfidën ndaj kombëtares kuqezi si një bankë të vërtetë prove për Bosnje Hercegovinën, për sfidën e rradhës kualifikuese ndaj Greqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suksesi me shifrat e thella 5-0 ndaj Gjibraltarit i ka shërbyer skuadrës për tu rritur moralisht, por për trajnerin Bazdareviq sfida më e rëndësishme e muajit mars është ndaj Shqipërisë.

“Ashtu si çdo ndeshje tjetër miqësore, kjo sfidë ka një rëndësi të madhe për momentin ku jemi por edhe për atë që na pret më pas. Do të bëjmë gjithçka për të luajtur mirë, por rezultati nuk është në plan të parë. E dimë në fakt që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë”, është shprehur Bazdareviq.

Bazdareviq vlerësoi lojtarët e rinj që luajtën ndaj Gjibraltarit duke theksuar se duhet të vazhdojnë kështu.

Daniel Pavloviq mbrojtësi i krahut të majtë që luan për Sampdorian në Serinë A, në moshën 28-vjecare debutoi me Bosnjen pikërisht në sfidën ndaj Gjibraltarit, transmeton Supersport. Edhe ndaj Shqipërisë ai parashikohet titullar teksa do të zëvendësojë në krahun e majtë të prapavijës, anësorin e Schalkes, Kolasinaq i cili do të ulet në stol pasi është skualifikuar për ndeshjen e radhës ndaj Greqisë.

Pavloviq e njeh shumë mirë forcën e kombëtares dhe pret një duel të ndërlikuar në Elbasan Arena.