Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dëshpërimi i alpinistëve që mbetën jashtë Ekspeditës për mungesë të përkrahjes

Ka vite që Qëndrim Sopi ka menduar për ditën kur do të nisë pushtimin e Everestit, majës më të lartë në botë. Shumë herë i ka shkuar nëpër mendje se si do të jetë nisja, cilat sfida do t’i kalojë, si do të reagojë në të ftohtin e madh, në erën e madhe. Në kokën e tij ka bërë plane prej më të ndryshmeve për këtë rrugëtim historik për të, por edhe për Kosovën.

Por në ditët e fundit, Sopi është dëshpëruar keq. Gjëja për të cilën ka sakrifikuar, nuk do të realizohet. Ai nuk do të jetë pjesë e Ekspeditës së Kosovës që synon të pushtojë Mount Everestin. Ekipi i Kosovës i përbërë nga dy alpinistë të Klubit Alpin Prishtina do të niset të hënën mbrëma (sonte) për në Nepal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi në fakt ishte dashur të përbëhej nga katër alpinistë, por në mungesë fondesh, dy alpinistë u desh të heqin dorë. Nga realizimi i ëndrrës kanë hequr dorë Qëndrim Sopi e Haki Hasanramaj. Ata vlerësojnë se u është pamundësuar udhëtimi dhe për këtë drejtojnë gishtin te Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.