Podujevë, 17 shkurt - Komunarët e Podujevës planifikojnë që rrugën kryesore të qytetit që mban emrin e heroit Zahir Pajaziti ta zgjerojnë në katër shirita nga dy sa janë tashti dhe një pjesë ta shndërrojë në bulevard. Ky projekt që në Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe po ashtu në buxhetin për 2017 ka hyrë bashkë me rrugën tjetër “Skënderbeu” përfshin ndërtimin e tërë infrastrukturës përcjellëse në këto dy rrugë. Por, për partinë opozitare PDK është shaka planifikimi buxhetor për këtë projekt, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas KAB-it, por edhe buxhetit të sivjetmë janë paraparë 275 mijë euro për të dyja rrugët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, ka thënë nëpërmjet Zyrës së informimit se presin ndihmë edhe nga niveli qendror për këtë projekt.
Viti 2017 thotë se është fillimi i këtij projekti, por nuk ka treguar se kur do planifikohet të përfundojë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.