Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës U-16, mungon përzgjedhësi Thaçi

Përfaqësuesja e Kosovës U-16, në basketboll në konkurrencën e femrave ka mbajtur grumbullimin e parë për përgatitjet për Kampionatin Evropian U16.

Por në tubimin e parë, përzgjedhësi Muhamed Thaçi nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu stërvitjen e parë e ka mbajtur ndihmës-trajnerja Kimete Haliti që në grumbullimin e parë ka shfaqur optimizëm para kampionatin evropian, raporton KTV.

E bindur në suksese është shprehur edhe Agnesa Rrahmani basketbolliste e Kastriotit, e ftuar për këtë grumbullim.

Në këtë grumbullim përkundër se ishte paralajmëruar se do të ketë lojtare të cilat aktivizohen jashtë Kosovës, ato nuk ishin prezente.

Duhet theksuar se Kosova U-16 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.

Kosova do të bëjë gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.