Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baneri “Kosovo is Kosovo” përçan “Dardanët”

Dy grupet e tifozërisë “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës” janë tërhequr nga tifogrupi i përfaqësueses kosovare “Dardanët”.

Të dy grupet e njohura të tifozëve në vend kanë thënë se këtë vendim e kanë marrë për shkak të banerit “Kosovo is Kosovo” që nuk u lejua të futej në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e Kosovës me Islandën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Skifterat” kanë shprehur kritika edhe për shpërndarje të biletave duke thënë se po bëhen manovrime të ndryshme.

Të dy grupet e tifozëve kanë njoftuar se do të përkrahin vazhdimisht Kosovën, ndërsa “Intelektualët” janë shprehur haptas kundër banerit “Kosovo is Kosovo” duke thënë se “njëherë e përgjithmonë Kosova është Shqipëri”.

Kundër këtij baneri ka dalë haptas edhe lideri i “Plisave” Albert Kastrati që ka krahasuar atë me banerin e Arbreshëve që në ndeshjen Itali – Shqipëri shpalosën banern “Një gjuhë, një gjak, një komb”.

“Llaskucat mbas 9 vjet dalin me mesazh në stadium Kosovo is Kosovo. Me fusnotë a pa fusnotë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë vetë tifozët “Dardanët” kanë sqaruar banerin e tyre duke dhënë detajet përse e kanë bërë dhe cili ka qenë mesazhi i tij.

Lideri i grupit të tifozëve “Dardanët”, Luli Berisha, është përgjigjur ndaj kritikave duke thënë se nuk është në asnjë formë kundër bashkimit kombëtar e kundër Shqipërisë.

Ai është përgjigjur me tone të ashpra, siç ka bërë edhe lideri i “Plisave”.

“S’ka njeri që është kundër Kosovës sime, jo, këta janë do huliganë që as veten s’e duan. Në tifo-grupin tonë janë njerëz që e duan vendin e jo njerëz droga e rakia e kundër shtetit që jetojnë. Le të më thonë këta farë patriotash se ku e kanë pa atë sen që ne jemi kundër bashkimit kombëtar e kundër Shqipërisë, po ai baner është qel në tokën shqiptare e jo në Greqi e as në Rusi... Marre llaskuca t’pabesë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dardanët” kërkojnë stadium në Kosovë, të pakënaqur me trajtimin në Shqipëri