Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk zbatoi rregullat, Gattuso dënon Manajn

Ivan Gennaro Gattuso ndëshkon Rey Manajn, edhe pse futbollisti shqiptar ka mundur të shënojë dy gola në dy takimet e fundit të Pisas në Serinë B.

Ish-lojtari i Milanit, ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja egoiste e 20-vjeçarit në seancat stërvitore të javës, duke mos e grumbulluar për takimin me Trapanin në udhëtim, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mungesa e Manajt? Më duhet të punoj me 24 futbollistë dhe nuk mund të komunikojmë me unë por me ne. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe nuk më interesojnë aspak individë të veçantë. Nuk kam mllef ndaj askujt, kam nevojë për të gjithë, por prioritet mbetet grupi. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë, ndryshe do të shkosh të luash me miqtë në park”, është shprehur Gattuso.

Një shuplakë e fortë kjo e Gattusos për talentin kuqezi, që me sa duket e ka të vështirë t’i interpretojë udhëzimet ashtu sikurse kërkon trajneri. Para se të largohej nga Pescara në merkaton e dimrit, Manaj kartoni i të cilit zotërohet nga Interi, u përjashtua nga stërvitja nga ish-trajneri Massimo Oddo pas përfshirjes së tij në një zënkë gjatë stërvitjes.

Futbollisti i lindur në Lushnjë nuk u përfshi në listën e kombëtares nga Gianni De Biasi për eliminatoren me Italinë dhe miqësoren me Bosnjën, megjithatë mbetet një element premtues për përfaqësuesen kuqezi.