Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka dhënë kontributin e saj që të ndahen mbi tetë mijë euro si ndihmë për fëmijët që vuajnë nga kanceri në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo javën e kaluar u bë ambasadore e "Care for Kosovo Kids" dhe ofroi ndihmë konkrete për këtë organizatë që siguron medikamente për fëmijët që janë duke u trajtuar nga kanceri në Qendrën spitalore në Prishtinë. Majlinda dhuroi për organizatën, përkatësisht e ofroi për ankand pjesën e prapme të kimonos, me të cilën u paraqit në Lojërat Olimpike "Rio 2016".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e kimonos, e njohur edhe si numri i shpinës, është pjesa ku shkruan emri i xhudistes, vendi i saj dhe logoja e Lojërave Olimpike. Numri me nënshkrimin e Majlindës në të është vënë në ankand online të premten e kaluar, ndërsa ankandi është mbyllur të premten mbrëma. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.