Dy gjigantët e Premierligës angleze, Chelsea dhe Manchester Unitedi, kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Claudio Marchisio, transmeton koha.net.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, ekipet angleze janë duke e monitoruar 31-vjetarin, derisa ka pasur edhe lajme se trajneri i Bluve, Antonio Conte, ka folur edhe personalisht në telefon me mesfushorin italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarchisio, i cili me Bianconerët e ka nisur karrierën në moshën shtatë vjeçare, është paraqitur në 358 ndeshje me klubin “Bardhezi”.
Një transferim i tillë mbetet i vështirë, pasi pavarësisht lëndimeve të cilat lojtari i pati gjatë këtij edicioni, mbetet ende pjesë e pandashme nga ekipi për trajnerin Allegri.