Dy sulmues francezë janë pjesë e spekulimeve kryesore te Real Madridi, pasi është intensifikuar interesimi për i “Mbretërve” për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, dhe Karim Benzema, që ka pasur probleme me kombëtaren franceze.
Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez nuk e ka mohuar mundësinë e krijimit të partneritetit të francez te Reali, Benzema – Mbappe, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Partneriteti i sulmuesve Mbappe – Benzema? Çdo gjë është e mundur. Benzema është sulmuesi më i mirë, dhe numri nëntë i Francës, nuk mund të them më shumë. Shpresoj se Benzema do të qëndrojë këtu për të mirë”, është shprehur Perez, raporton Marca.
Ai nuk ka dashur të komentojë më tutje për Mbappen, ndërsa e vlerëson si sulmues shumë të mirë.
“Unë flas vetëm për lojtarët e Real Madridit. Por, Mbappe është shumë i mirë, megjithatë fokusi i Realit tani është në Ligën e Kampionëve dhe LaLiga”, është shprehur ai.