Kosova të premtën do të zhvillojë ndeshjen e pestë kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” ndaj Islandës.
I pyetur nëse do të pranonte barazimin ndaj Islandës, trajneri i përfaqësueses kosovare Albert Bunjaki ka thënë se për këtë duhet të përgjigjet pas takimit, por ka theksuar se barazimin nuk do ta pranonte as para takimit ndaj Turqisë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Barazimin nuk do ta kisha pranuar as ndaj Turqisë, por duhet të shohim se si do të shkojë ndeshja. Për ne çdo pikë që marrim është e rëndësishme. E dimë sa e rëndësishme është marrja e pikëve”, është shprehur Bunjaki.