Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pret nesër vendimin për Avdijajn

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka thënë se nesër ose sonte pritet të merret vendimi përfundimtar për Donis Avdijajn, nëse ky do të lejohet të luajë nesër ndaj Islandës.

Donis Avdijaj është në mesin e tre prurjeve të reja në përfaësuesen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot ose nesër po e presim vendimin për Donis Avdijajn”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki ka thënë se pret një ndeshje me intensitet të lartë ndaj Islandës, por ka insistuar se Kosova është e gatshme të bëjë befasinë.

“Pres një ndeshje me intensitet shumë të lartë. Normalisht që favorite është Islanda kur marrim parasysh përvojën dhe vazhdimësinë e tyre. Kjo mund të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për pozitën e dytë në tabelë. Kosova po ngritet, dhe mendoj se nuk jemi shumë larg të bëjmë befasi. Shpresoj që të kemi pak edhe fat, pasi në dy takimet e fundit s’kemi pasur”, është shprehur Bunjaki.