Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballja dramatike mes Liverpoolit e Tottenhamit nuk jep fitues

Liverpooli dhe Tottenhami kanë ndarë pikët pas një përballje dramatike në xhiron e 26-të të Premier Ligës.

Në kryendeshjen e kësaj jave, skuadrat barazuan 2 me 2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mohamed Salah kaloi “Të Kuqtë” në epërsi pas vetëm tre minutash lojë, ndërsa rezultatin e barazoi Victor Wanyama dhjetë minuta para fundit.

Në minutën e 87-të, Harry Kane pati rastin më të mirë për t’i kaluar në epërsi mysafirët, por ai nuk u tregua i saktë nga penaltia. Në skenë u rishfaq Salah që me një solo supergol arriti të kalojë sërish skuadrën e Liverpoolit në epërsi, në minutën e parë shtesë. Në sekondat e fundit, gjyqtari akordoi edhe një penalti për mysafirët. Këtë herë Harry Kane ishte i saktë për të barazuar gjithçka.

Në tabelë, Liverpooli është i treti me 51 pikë, ndërsa Tottenhami ka 49 në pozitën e pestë. Chelsea, që nesër luan me Watfordin, është i katërti me 50 pikë.