Sezoni 2016/2017, ka nxjerrë në pah disa futbollistë të rinj e të talentuar. Në mesin e tyre, është edhe mesfushori, Edison Kqiku, i cili luan për skuadrën e Hajvalisë, e cila po kalon nëpër një krizë të thellë financiare.
Kqiku, ka shënuar dy gola deri me tani për Hajvalinë, njërën prej të cilave kundër kampionit në fuqi, Feronikelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për Sportin në KTV, lojtari më i mirë i Hajvalisë, ka deklaruar se do të punojë edhe më shumë që të mos i zhgënjejë ata që presin shumë nga ai, sidomos trajnerët.
17 vjeçari ka treguar se edhe pse luan në Superligë, nuk merr para nga skuadra e Hajvalisë.
Kqiku ishte në prova te skuadra e Gentit në Belgjikë, dhe zbulon për Kohavisionin se do të udhëtojë përsëri drejt Belgjikës.
Mesfushori i Hajvalisë dhe Përfaqësueses së Kosovës U19, tregon se pse nuk është larguar nga Hajvalia në afatin kalimtarë të janarit, pasi për të ishin interesuar disa skuadra.
Ndryshe, Kqiku nga trajneri i tij, Emin Bajrami, është vlerësuar si futbollist me tipare të njëjta me Milot Rashicën. Në sezonin 2016/2017, Kqiku ka pasur 18 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.