Haxhi Krasniqi ka bërë hapin e parë drejt titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.
Në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, 30 vjeçari e mposhti polakun Bartlomiej Grafka, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi fitoi këtë takim me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi u tregua më i mirë se kundërshtari për tetë raunde.
Është titulli i botës, që nuk e ka fituar asnjë boksier shqiptar, synimi i madh i Krasniqit dhe pas kësaj fitore afrohet drejt synimit të tij.
Krasniqi tani në boksin profesionist ka 47 fitore e pesë humbje.