Manchester Unitedi ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Huddersfieldit, ndeshje në të cilën shënoi golin e parë në fanellën e Unitedit, Alexis Sanchez.
Skuadra e Jose Mourinhos fituan këtë takim me rezultat prej 2 me 0, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Lukaku që shënoi golin e parë në minutën e 55 pas asistimit nga Mata.
Ndërsa në minutën e 68 Alexis Sanchez nuk e konkretizoi penaltinë e fituar nga vet ai, por topin e kthyer e dërgoi në rrjetë për ta shtuar epërsinë e Unitedit.
Pas kësaj fitore Unitedi ka 56 pikë në vendin e dytë, përderisa Huddersfieldi në vendin e 19 ka 24 pikë.