Eusebio Di Francesco ka pranuar se ekipi i tij është duke luajtur keq në ndeshjet e fundit, por dëshiron të këndellë lojtarët në ndeshjen ndaj Hellas Verona.
Romakët janë pa fitore që prej dhjetorit, duke barazuar tre herë dhe gjatë kësaj kohe kanë humbur katër ndeshje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam parë ekipin duke stërvitur mirë dhe me mentalitetin e duhur. Ne duam ta fitojmë respektin dhe besimin në ndeshjen e nesërme pas një periudhe negative”, ka thënë Di Francesco.
“Verona është përforcuar në janar, sidomos në sulm, por gjithashtu kanë shtuar mbrojtës të mirë fizik siç është Vukoviq, i cili realizoi në debutim. Romulo është kthyer në nivelin që ishte kur u transferua te Juventusi”