Dy prej 17 fitoreve të këtij edicioni, Sigal Prishtina i ka arritur ndaj Trepçës. Nuk kishte rivalitet në dy përballjet e kaluara mes rivalëve të vjetër, që vlerësohen ndër më të mëdhenjtë në basketbollin kosovar.
Në kuadër të javës së katërt Prishtina në "Minatori" fitoi me shifrat 108:42. Në javën e 11-të, Prishtina në shtëpi fitoi ndaj "xehetarëve" me rezultatin 123:61. Dy skuadrat përballen sërish të shtunën (sot) nga ora 19:00 në derbin e javës së 18-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e së shtunës pritet të ndryshojë shumë prej dy ndeshjeve të kaluara të Trepçës me Prishtinën. Trepça në vjeshtë ishte në krizë të thellë, por është riorganizuar tashmë dhe vlerësohet më e fortë. Ka kthyer katër lojtarë me përvojë dhe ka angazhuar dy amerikanë të rinj.
Po ashtu, e ka përkrahjen e madhe të tifozëve që në dy ndeshjet e kaluara e mbushën palestrën buzë Ibrit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).