Dortmundi ka shënuar fitore prej 2 me 3 në udhëtim te Kolni, falë formës së shkëlqyer që tregoi në debutim belgu Michy Batshuayi.
Sulmuesi i Chelseat në huazim te Dortmundi deri në fund të këtij sezoni shënoi dy herë dhe asistoi në golin e fitores, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 35 pas asistimit nga Toljani.
Vendasit u kundërpërgjigjën prmes Zollerit që barazoi shifrat në minutën e 60, por pas 2 minutave Batshuayi shënoi edhe njëherë pas asistimit nga Pulisiq për ta rikthyer epërsinë e Dortmundit.
Në minutën e 70 Mere barazoi shifrat përsëri për Kolnin, por goli i minutës së 84 nga Schurrle, që realizoi pas asistimit të Batshuayit, i siguroi pikët e plota Dortmundit.
Dortmundi në vendin e dytë tani ka 34 pikë, përderisa Kolni në vendin e fundit ka vetëm 13 pikë.