Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner i kombëtares italiane.
Federata italiane e futbollit (FIGC) të enjten kishte konfirmuar se Conte është njëri nga katër kandidatët që po konsiderohet për ta zëvendësuar Giampiero Venturan në krye të kombëtares së Italisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëskomisioneri i Federatës dhe ish-mbrojtësi i Italisë, Alessandro Costacurta kishte thënë se është rrugës për në Londër që të takohet me Conten, raporton Football Italia.
Megjithatë në një konferencë për media Conte e ka konfirmuar se ka edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, të cilën dëshiron ta respektojë.
“Mund t’iu them se Costacurta është mik i imi dhe kemi luajtur në kombëtare më 1994. Ndoshta ai ka harruar se unë kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean dhe dëshira e vullneti im është që të përmbush këtë kontratë. Qëllimi im është që të respektoj kontratën. Ka shumë spekulime që ka fillimi i sezonit se do të shkarkohem, megjithatë nuk jam i interesuar dhe dëshira ime është që të bëj punën time”, është shprehur ai.