Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë të premten në një konferencë për shtyp se lufta për titull të kampionit ende nuk ka përfunduar, edhe pse gjendet 19 pikë pas kryesueses, Barcelonës, me një ndeshje më pak, derisa të shtunën do të udhëtojë te Levante.
Francezi ka thënë poashtu se do të ishte gabim për klubin e tij nëse prej tani fillon të mendojë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Paris Saint-Germainit, që luhet më 14 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur për dyshimet për të ardhmen e tij në klub, Zidane ka thënë se nuk brengoset dhe vazhdon të mendojë vetëm për të tashmen, transmeton KTV.
“Los Blancos” momentalisht pozicionohet në vendin e katërt në La Liga me 38 pikë, dy më pak se vendi i tretë, Valencia, ndërsa kundërshtari i madrilenëve, Levante, është në vendin e 16-të me 19 pikë, dy më shumë se zona që dërgon një ligë më poshtë.