Gary Harris e shënoi trepikëshin e fitores në fund të ndeshjes dhe e mbylli përballjen me 25 pikë, për ta udhëhequr skuadrën Denver Nuggets në fitoren 127:124 përballë Oklahoma City Thunder.
Nikola Jokiq e shënoi triple-doublein e tretë të sezonit me 29 pikë, 13 kërcime dhe 14 asistime, përfshirë këtu edhe bashkëveprimin me Harris 1.4 sekonda pa përfunduar takimi, transmeton Sporti në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket pikëve të shënuara, te Nuggets i pari në listë ishte Jamal Murray që në total shënoi 33 pikë.
Nga ana tjetër, te Oklahoma më i dalluari mbi parket ishte Paul George që shënoi 43 pikë, rekord personal në këtë edicion, ndërsa Westbrook pati 20 pikë, 21 asistime e nëntë kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.