Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali, klubi i vetëm në La Liga që nuk bëri asnjë transferim

Kampionët e Botës kanë qëndruar të heshtur edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ashtu si me rezultate edhe në afatin kalimtar, ishte skuadra e Barcelonës ajo që dominoi në blerjet e lojtarëve, por ai që zhgënjeu ishte Real Madridi që nuk bëri asnjë lëvizje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

19 nga 20 skuadra të La Ligas kanë qenë aktive në afatin kalimtar të dimrit, përveç kampionit aktual, Real Madrid.

“Los Blancos” që janë përballë me telashe të shumta këtë sezon, ku është janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe ndodhen 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga.

Pavarësisht kësaj, trajneri Zinedine Zidane vendosi që të mos transferonte asnjë lojtar gjatë këtij afati.

Francezi do ta vazhdojë sezonin deri në fund me këtë kontingjent të lojtarëve, ku synimi kryesor do të mbetet mbrojtja e titullit në Ligën e Kampionëve.