Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami shkarkon drejtorin që nuk donte blerjen e lojtarëve afrikanë

West Ham Unitedi ka shkarkuar drejtorin për transferime, Tony Henry, i cili publikisht bëri akuza raciste dhe diskriminim kur u tha agjentëve se nuk donte blerjen e lojtarëve afrikanë.

Në një intervistë Henry kishte thënë se West Hami duhet limitojë numrin e lojtarëve afrikanë pasi ata kanë sjellje të këqija dhe shkaktojnë pakënaqësi kur nuk janë në ekip.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi mund të konfirmojë se drejtori për rekrutimin e lojtarëve, Tony Henry është suspenduar pas hetimeve të bëra. West Ham United nuk do të tolerojë diskriminim të tillë”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Image