Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar se është i brengosur që klubi sivjet mund të përfundojë jashtë top-katërshes pas humbjes befasuese nga Bournemouthi me rezultat 3 me 0.
Chelsea pësoi humbje në Stamford Brige me golat e realizuar nga Callum Wilson, Junior Stanislas e Nathan Ake. Me këtë humbje “Blutë” kanë rënë në pozitën e katërt shkaku i gol dallimit me Liverpoolin, ndërsa Tottenhami është vetëm dy pikë prapa rivalit lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse mund të humbë garën për top-katërshe, Conte ka thënë: “Po, po. Duhet të jemi të brengosur. Duhet të brengosemi. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo është normale. Ndoshta po e përsëris veten që prej fillimit të sezonit”.
“Nuk do të jetë e lehtë këtë sezon dhe ne do të luftojmë. Duhet të përgatitemi dhe të jemi gati sepse lojtarët kanë filluar ta kuptojnë që ky sezon do të jetë i vështirë për një pozitë të Ligës së Kampionëve”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.