Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zyrtarizon dy futbollistë

KF Prishtina përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se është përforcuar edhe me dy futbollistë.

Jefferson Freitas e Shqiprim Taipi janë dy përforcimet e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi ka arritur edhe dy marrëveshjet e fundit me dy futbollistë të rinj. Sulmuesi nga Brazili i cili ndodhet në prova në skuadër ka kaluar ato dhe në momentin e fundit është siguruar transferimi. Ndërsa përforcimi më i madh i këtij afati është mesfushori nga Tërnoci i Bujanocit, Shqiprim Taipi”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.

Prishtina bën të ditur se Taipi deri më tani ka qenë futbollist i Shkupit i huazuar nga Shkëndija e Tetovës. Taipi 20 vjeç, i lindur më 12 shkurt të vitit 1997 është mirëpritur sot nga bashkëlojtarët në ndeshjen kontrolluese me Akademija Pandev.

“I zbuluar nga Shkëndija, dhe me paraqitje në ndeshjet kualifikuese në Europaligë me skuadrën tetovare, si lojtar i huazuar është aktivizuar edhe me Horizont e FC Shkupi nga Maqedonia. Ndërsa Freitas De Souza do të përmbush listën e sulmuesve bardhekaltër ku do të jetë në konkurrencë të fortë me Ahmed Januzin, Basit Khalid e Arbër Hoxha”, thuhet në konfirmim.