Zlatan Ibrahimovic vazhdon të shkëlqejë me Manchester United.
Sulmuesi suedez i solli një fitore të re ‘Djajve të Kuq’, duke realizuar het-trik ndaj Saint Etienne në Ligën e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes Ibra foli për gazetarët ku tregoi që synon të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur me United, si dhe e krahasoi veten me heroin e filmit Indiana Jones, transmeton kp.
“Çdo trofe për mua është i çmueshëm, kudo që kam shkuar kam fituar dhe do të doja që një gjë të tillë ta bëja edhe këtu”, ka theksuar Ibrahimovic.
“Njerëzit që më njohin e dinë se unë jap më të mirën pa marrë parasysh se ku luaj”.
“Jam një fitues dhe ku ka luajtur kam fituar. Unë jam sikur Indiana Jones”, ka përfunduar Ibra.