Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica flet pas zyrtarizimit te Werderi

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica është zyrtarizuar te klubi gjerman Werder Bremen.

Pas prezantimit të lojtari klubit nga Bundesliga, Rashica ka thënë se ky është hapi i radhës në karrierën e tij dhe shpreson që të ketë sukses me Werderin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i lumtur që luaj për një klub të njohur të Bundesligas dhe mezi po pres sfidat e reja”, ka thënë Rashica, transmeton Koha.net.

“Për mua, kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se mund të përmirësojmë situatën si ekip dhe unë personalisht të zhvillohem sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë përfaqësuesi i Kosovës derisa doli në fushën e stadiumit të Werderit.