Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Visar Musliu ka braktisur Vardarin e Shkupit për t’i përforcuar rivalin për titull, Shkëndijën, por ky transferim i mbrojtësit ka shkaktuar pakënaqësi në ligën maqedonase.
Musliu kaloi te Shkëndija përmes një klubi të tretë. Ai në kontratën me Vardarin kishte të drejtë largimi vetëm për një klub të huaj. 23-vjeçari për një kohë të gjatë ishte në radarin e Shkëndijës së Tetovës si përforcim të fazës së mbrojtjes këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga Kosova, Prishtina i bëri një nder Shkëndijës duke e blerë mbrojtësin ndërsa e huazoi atë menjëherë te klubi nga Tetova, i cili tani ka të drejtë blerje të kartonit të tij, transmeton Koha.net.
Sezonin e kaluar ai u largua nga Renova për të kaluar te Vardarin, klub me të cilin fitoi titullin e Maqedonisë. Tani ka rastin të fitojë titullin e dytë me radhë, por kësaj radhe me Shkëndijën që prin në ligën maqedonase.