Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mkhitaryan: Nuk ishte e vështirë të lija Unitedin për Arsenalin

Henrikh Mkhitaryan ka insistuar se nuk e kishte të vështirë që të largohej nga Manchester Unitedi për Arsenalin pasi i pëlqente stili sulmues i londinezëve.

Armeni kaloi në Londër si pjesë e transferimit të Alexis Sanchezit në Old Trafford gjatë javës së kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mkhitaryani dështoi të tregonte formën e tij më të mirë te Unitedi. Gjatë këtij sezoni ai luajti vetëm 11 ndeshje, derisa pas kalimit te Arsenali ka thënë se mezi pret të nisë aventurën me Arsene Wengerin.

“Natyrisht se është e rëndësishme të kesh respektin nga menaxheri”, ka thënë armeni për faqen zyrtare të Arsenalit. “E di se kërkon shumë dhe i pëlqen të lojtari të hulumtojë. Ai ishte njëra prej arsyeve që u bashkova me Arsenalin sepse të gjithë e dinë se është menaxher i madh”.

“E njoh për një kohë të gjatë dhe natyrisht nuk ishte e vështirë të merrja vendim për të ardhur tek Arsenali, sepse mënyra se si luajnë është ëndërr për çdo lojtar që të vijë këtu dhe të luajë futboll sulmues”.