Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot vendimin për ndarjen e dhjetë bursave për shpresat olimpike dhe paraolimpike, pas propozimit të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave respektive.
Bursa në vlerë monetare prej 150 eurosh për një vit kalendarik (12 muaj) do t’u ndahet sportistëve: Distria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks), Orges Arifi (karate), Akil Gjakova (xhudo), Nexhat Sahiti (shenjëtari), Vijona Kryeziu (atletikë), Melisa Zhdrella (not), Drilon Syla (mundje), Leart Osmanaj (atletikë) dhe Era Janjeva (pingpong).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi e vlerësoi vendimin për ndarjen e bursave si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse sadopak sportistët që konsiderohen shpresa të sporteve përkatëse të vendit ua mundëson që të kenë kushte dhe motiv për përgatitje sa më të mira dhe për të korrur rezultate kulmore në sportet në të cilat këta sportist garojnë.