Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi dështoi të transferohej në Angli pasi humbi fluturimin

Klubi anglez, Brentford, ka humbur shansin e transferimit të yllit të Kosovës, Besar Halimi, në vitin 2015, pasi ai e kishte humbur fluturimin drejt Londrës.

“Bletët” ishin në kërkim të transferimit të një mesfushori ofensiv dhe kishin rënë në kontakt me atëkohë, lojtarin e Stuttgarter Kickers.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithsesi, edhe pse u arrit marrëveshja me klubin e Bundesliga 3, Halimi e humbi fluturimin për testet mjekësore.

Ish-punëtori i klubit, Ted Knutson, ka shpjeguar rastin në Twitter.

“Duke hulumtuar nëpër dosjet e vjetra. Nuk kishte asnjë lojtar në ekipin tonë të rekrutimit në Brentford që ishte më i gëzuar se ky djalosh. E kishim përzgjedhur si mesfushor qendror ofensiv. Kishim marrëveshje dhe gjithçka dhe më pas ai nuk fluturoi për testet mjekësore pavarësisht se ishte në aeroport”, ka shkruar ai.

Si rrjedhojë, Halimi nënshkroi për Mainzin, por nuk luajti për ekipin e parë, derisa u paraqit 24 herë për ekipin B. Më pas u huazua te Frankfurti ku shënoi katër gola për 28 ndeshje.

Këtë sezon, Halimi është huazuar te Brondby në Danimarkë dhe ka realizuar tetë gola në 24 paraqitje. Ai ka luajtur nëntë herë për Kosovën dhe ka shënuar një gol.