Klubi i futbollit Vllaznia nga Pozherani ka prezantuar gjashtë futbollistë për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Vllaznia të hënën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Fidan Hasanin, Kujtim Pantinën, Arlind Gashin, Arlind Shaqirin, Sevdaim Tahirin dhe Orhan Miftarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVllaznia po ashtu ka njoftuar se ka vazhduar edhe për gjashtë muaj marrëveshjen me Elbasan Thaqin.
Kjo skuadër, për të cilën ky stinor është debutues në elitë, zë vendin e fundit në tabelë.