Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajnerët në Serie A të zemëruar me referët dhe sistemin VAR

Prezantimi i sistemit të videopërsëritjeve (VAR) për referët ishte supozuar se do të eliminonte vendimet e dyshimta dhe të lejonte futbollin të merrte skenën qendrore.

Debatet kryesore për ndeshjet e Serie A të dielën u bënë rreth vendimeve të dyshimta të referëve dhe VAR-i duket se vetëm sa ka shtuar konfuzionin, në vend se të ndalojë atë, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mund të jetë shqetësuese për FIFA-n që po shpreson të përdorë VAR-in në Kupën e Botës në Rusi këtë verë, nëse sistemi që aktualisht po përdoret në baza testuese në disa shtete autorizohet nga trupi që vendos për rregulla në futboll - IFAB-i.

Vendimi pritet të merret më 3 mars.

FIFA duhet të pyesë se si një sistem, që ende po shkakton konfuzitet pas pesë muajve përdorim në Serie A, mund të pritet të ecë mirë në një turne ku do të jetë diçka e re për shumicën e referëve dhe lojtarëve. As FIFA e as IFAB-i nuk ishin të kontaktueshëm menjëherë të hënën... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)