Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Maltës “çon në qiell” Kosovën

Përzgjedhësi i Maltës, Tom Saintfiet, njeh goxha mirë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Informata për Kosovën ka nisur të mbledhë shumë kohë para se të hidhej shorti për edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, të mërkurën e kaluar, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka një arsye të veçantë për këtë. Trajneri që ka shëtitur shumë thotë se në vitin 2016 ishte pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e Kosovës.

Një lëvizje që ishte pëlqyer nga trajneri belg nuk ndodhi në vitin 2016, por ai thotë se të ardhmes nuk i dihet.

Saintfiet, 44-vjeçar, vitin e kaluar u emërua përzgjedhës i Maltës, njërës prej përfaqësueseve më të dobëta në Evropë. Malta është kundërshtare e Kosovës në edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që zhvillohet në vjeshtë të këtij viti. Shorti i javës së kaluar vendosi Kosovën e Maltën në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Liga D është niveli i katërt dhe i fundit i Ligës së Kombeve. Në Grupin 3 bëjnë pjesë edhe Azerbajxhani, që ishte në vazon e parë për short dhe përfaqësuesja e Ishujve Faroe që ishte në vazon e dytë... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)