Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzbekistani po kthehet në një forcë në futbollin aziatik

Ravshan Khaydarov pushoi mes frazave dhe mundohej të përballonte emocionet. Ai analizonte rëndësinë e titullit të parë të Uzbekistanit në kampionatin U-23 të Azisë, me fitoren ndaj Vietnamit në finale të shtunën.

“Ne bëmë histori dhe është një prej fitoreve më të mëdha për futbollin e Uzbekistanit dhe për vendin tonë”, ka thënë seleksionuesi i U-23 të Uzbekistanit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Kjo skuadër është e ardhmja për përfaqësuesen tonë të të rriturve. Gjatë viteve të fundit ne nuk kemi fituar trofe dhe nuk mund të themi se kemi luajtur në nivel të kënaqshëm në turnetë ku kemi marrë pjesë. Kështu që ky triumf është shumë i rëndësishëm për ne”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gëzimi i Khaydarovit është në kontrast me zhgënjimin dhe frustrimin që është ndjerë në futbollin e Uzbekistanit gjatë 24 vjetëve që nga dalja e vendit nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik.

Pritjet ishin të mëdha kur në vitin 1994 një vend që është shtëpi e më tepër se 30 milionë banorëve iu bashkua Konfederatës së Futbollit të Azisë.

Një medalje e artë e fituar në Lojërat e Azisë në Hiroshima më vonë atë vit, që ishte hera e parë që vendi mori pjesë në një garë të Azisë, rriti edhe më tej besimin e uzbekëve se mund të sfidojnë hierarkinë e futbollit të vendosur në Kontinentin e Azisë.

Por që nga atëherë Uzbekistani ka zhgënjyer. Ishte shumë pranë kualifikimit për Botërorin 2006, ndërsa suksesi më i madh për të cekur ishte gjysmëfinalja në Kupën e Azisë në vitin 2011.

Këto dështime shtyn investimet në zhvillimin e të rinjve, ndërsa Uzbekistani fitoi titullin e Azisë për U-16 në vitin 2012, ndërsa kishte arritur në finale dy vjet më herët.

Vendi, po ashtu, u kualifikua në Botërorin U-17 dhe U-20 dhe suksesi ndaj Vietnamit të shtunën është një shenjë tjetër se Uzbekistani është duke u stabilizuar si forcë e futbollit në Azi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)