Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso pranon se një gol është dashur t'i anulohet Milanit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, pranon se goli i parë i skuadrës së tij i shënuar nga Patrick Cutrone është dashur të anulohet, por ai është ndarë shumë i kënaqur me performancën e skuadrës në fitoren 2:1, të dielën në shtëpi ndaj Lazios.

“Jam shumë i lumtur pasi përballë patëm një skuadër të madhe. Falënderoj lojtarët për performancën e madhe”, ka thënë Gattuso për “Sky Sport Italia”, transmeton “Koha Ditore”. Milani triumfoi 2:1 pas golave të Cutrones dhe Giacomoco Bonaventuras. Mirëpo, goli i parë i shënuar nga Cutrone ishte me dorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të jem i sinqertë, kam menduar se ishte me kokë në shikim të parë. Por duke e parë nga një kënd tjetër, ishte gol që është dashur të anulohet. Mirëpo, duke thënë këtë, është minimizuese të flasim vetëm për një incident”, ka thënë Gattuso.

Golin për Lazion e shënoi Adam Marushiq. Milani pas 22 xhirove zë vendin e shtatë me 34 pikë, ndërsa Lazio është e treta me 46 pikë. Ligën e kryeson Napoli me 57 pikë.