Lojtarët e përfaqësueses U-19 të Kosovës në futboll edhe në përballjen e dytë kanë dalë triumfues ndaj atyre të Azerbajxhanit. Të dielën ata fituan me rezultatin e njëjtë të disa ditëve më parë, 1:0, me po të njëjtin realizues - Leutrim Kryeziu.
Golin e fitores në miqësoren e luajtur në Antalya të Turqisë, Kryeziu e shënoi në minutën e 47-të pas asistimit të Loti Celinës. Në raportin e FFK-së thuhet se Kosova ka pasur edhe disa raste të mira shënimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një lojë shumë e fortë. Djemtë mbizotëruan gjatë gjithë ndeshjes dhe luajtën me një stabilitet të madh. Krijuam shumë raste dhe rezultati ka mundur të jetë shumë më bindës, por arritëm vetëm një gol dhe kjo mjafton për fitore. Kundërshtari vetëm në 10 minutat e fundit u përpoq të bënte diçka më shumë, pasi që nga loja doli Leutrim Kryeziu dhe u detyruam të bënim ndryshim në koncept të lojës, por sërish skuadra e jonë ruajti mirë epërsinë. Ndeshja ishte shumë më e mirë se ajo e para dhe djemtë treguan karakter të fortë fitues”, ka thënë seleksionuesi i Kosovës, Ramiz Krasniqi.
Ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre përgatitjeve për rrethin elitë për kampionatin evropian Kosova do ta zhvillojë më 1 shkurt kundër U-21 të Shakhtarit.