Arsen Sykaj e Denis Peposhi, që të dielën u prezantuan te Drenica, e kanë rritur në gjashtë numrin e futbollistëve nga Shqipëria të transferuar në klubet e Kosovës gjatë këtij afati kalimtar.
Sykaj së fundi ka luajtur për Teutën e Durrësit, kurse Peposhi për Kamzën. Ata do të luajnë për skuadrën nga Skënderaj në pranverë. Ndërkohë Liria e Prizrenit të dielën arriti marrëveshje me ish-lojtarin e Korabit, Ervis Kaja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe lojtarë nga Shqipëria është përforcuar edhe Llapi. Llapi ka sjellë Xhuljan Turhanin që së fundi ishte pjesë e Korabit. Flamurtari ka transferuar Ardit Shehajn që luajti po ashtu për Teutën e Durrësit, kurse Trepça '89 mori Rexhep Meminin e Kukësit.
Numri i lojtarëve nga Shqipëria në klubet kosovare mund të rritet deri në fund të afatit kalimtar. Në klube ka lojtarë nga Shqipëria që ishin edhe në vjeshtë pjesë e futbollit kosovar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)