Dardan Pupovci dhe Rita Idrizi dominuan në garën e sllallomit në kategorinë e seniorëve të dielën në Brod të Dragashit, në garën e fundit të Kampionatit të Kosovës në skitari.
Pupovci e përfundoi garën pas dy lëshimeve për 1 minutë, 50 sekonda e 69 të qindtat, kurse Idrizi doli më e mira te femrat me kohën 2 min, 18 sekonda e 21 të qindtat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe juniorët e vjetër te meshkujt dominoi Eron Burri me kohën 1 minutë, 53 sekonda e 92 të qindtat, kurse më e mira te femrat doli Adea Kollçaku me 1min, 57 sekonda, 87 të qindtat.
Ndërkohë, te juniorët e rinj dominuan Arbi Pupovci dhe Krenare Lika. Arbi e pati kohën më të mirë në garë me 1 min, 39 sekonda, 41 të qindtat, kurse Krenarja 2 min, 24 sekonda, 06 të qindtat.
61 porte ishin gjithsej në shtegun 680 metra të gjatë, ku ishin 20 garues, ndërsa vetëm 9 prej tyre e përfunduan garën, raporton KTV.
Të dielën pjesëmarrës ishin 7 klube, nga rajoni i Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Obiliqit, Prizrenit e Dragashit.