Milani ka fituar 2 me 1 ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 22-të për t’ju afruar gjashtë pozitave të para të tabelës së Serisë A, pozita që çojnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Patrick Cutrone dhe Giacomo Bonaventura shënuan për Milanin, ndërsa Adam Marusic shënoi golin e vetëm për romakët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tabelë, Milani ka 34 pikë në pozitën e shtatë, aq sa ka edhe Sampdoria në pozitën e gjashtë. Lazio është e treta me 46 pikë, 11 më pak se lideri Napoli dhe dhjetë më pak se Juve që është e dyta.