Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi: Ndaj Milanit të mbrojmë vendin e tretë

Simone Inzaghi përjashton sulmuesin më në formë të Serisë A nga lista e futbollistëve të Lazios të grumbulluar për transfertën me Milanin në “San Siro”. Arsyet kanë të bëjnë me problemet fizike që ka shfaqur futbollisti, i cili nuk mund të jetë 100% i riaftësuar.

“Nuk do ta rrezikoj Ciro Immobilen, edhe pse gjendje e tij fizike është në përmirësim. Do të jetë në dispozicion të skuadrës të mërkurën për ndeshjen e Kupës së Italisë. ”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për ndeshjen me kuqezinjtë, Inzaghi kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij, transmeton SS.

“Nuk fitojmë në “San Siro” që nga viti 1989 dhe, ç’është më e vështira, do të gjejmë një Milan që është në ringritje. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë një ndeshje të nivelit më të lartë, sepse jemi të tretët në renditje dhe duam ta ruajmë këtë pozicion. Për t’ia dalë mbanë, duhet të jemi të uritur”, thotë ai.