Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milicaj, një kampion që s'gjeti askund përkrahje

Mark Milicaj është i bindur se do të arrinte më shumë në karrierë. Por thotë se nuk ka pasur përkrahje nga askush. As nga familja.

"Unë dëshiroja të bëhesha futbollist, kurse prindërit të kryeja shkollë", tregon sulmuesi i krahut i skuadrës së Ferronikelit, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkrahja i kishte munguar që nga fillimi i karrierës, ndonëse talentin e kishte.

"Si i ri kam nisur stërvitjet në klubin e futbollit Dukagjini. Por nuk më kanë marrë parasysh dhe u tërhoqa për një kohë. Pashë që askush nuk interesohej për mua. Pashë se si shkonin punët aty dhe u largova. Luaja vetëm me shokët gjatë shkollës së mesme", thotë futbollisti i lindur në Klinë.

Futbollisti 31-vjeçar tash është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Kosovë dhe në mesin e golashënuesve më të mirë....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).