Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq legjenda e Liverpoolit

Legjenda e Liverpoolit, Ronnie Moran ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Ish-lojtari dhe trajneri, i cili fitoi 44 trofe me klubin e tij të zemrës vdiq sot pas një sëmundje të shkurtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim ju njoftojmë se babai vdiq sot pas një sëmundje të shkurtë”, ka njoftuar djali i tij.

Moran, mbrojtës i majtë gjatë karrierës, debutoi për Liverpoolin në nëntor të vitit 1952.

Për 379 paraqitje për “Të Kuqtë”, ai realizoi 17 gola.

Moran fitoi shtatë tituj si lojtar dhe për herë të fundit luajti në vitin 1965 kur edhe u pensionua.

Ai punoi si ndihmës i menaxherëve Bill Shankly, Bob Paisley dhe Joe Fagan. Kuarteti me Reuben Bennettin u bënë të njohur me nofkën “Boot Room Boys”.