Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli eliminohet nga FA Cup, pëson nga WBA-ja

Liverpooli është përshëndetur nga FA Cup pësi pësoi në Anfield Road nga WBA-ja.

“Të Kuqtë” e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Firminos në minutën e pestë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, pas gjashtë minutave WBA-ja përmbysi gjithçka, duke shënuar në minutën e shtatë dhe 11 përmes Rodriguezit, raporton Koha.net. Dy raste që treguan se Liverpooli vazhdon të ketë probleme të mëdha në mbrojtje përkundër transferimit të Van Dijkut.

Në minutën e 27 Firmino pati rast ideal që të barazojë shifrat, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 45+2 Joel Matip me autogol e shtoi epërsinë e WBA-së, 1-3.

E tëra që arriti të bëjë Liverpooli në pjesën e dytë ishte ngushtimi i rezultatit në 2 me 3, por që ishte e pamjaftueshme.