Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tramezzani drejt MLS te ekipi i Shkëlzen Gashit

Ëndrra amerikane mund të bëhet realitet shumë shpejt për ish ndihmësin e Giani De Biasit te kombëtarja shqiptare.

Pas eksperiencave në Zvicër me Luganon dhe Sionin, Paolo Tramezzani është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e Colorado Rapids në Major League Soccer, transmeton SS.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave italiane Tramezzani ka rënë parimisht dakort me drejtuesit e klubit nga Denveri dhe në orët e ardhshme gjithçka do të zyrtarizohet.

Te Colorado Rapids, italiani do të gjejë Shkëlzen Gashin me të cilin ka patur një raport shumë të mirë kur ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare.