Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy të huaj në prova te Prishtina

Prishtina është në Antalia të Turqisë dhe po i vazhdon përgatitjet intensive për edicionin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadrës së trajnerit Mirel Josa i janë shtuar edhe dy emra të rinj në ekip, një sulmues brazilian dhe një mesfushor nga Koreja e Jugut, që do të provohen te “bardhekaltrit”, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për sulmuesin Jefferson Freitas, i cili vjen nga Brazili dhe ka luajtur për disa skuadra në shtetin latin, ku së fundi është paraqitur për Real Noroeste që garon në një prej ligave rajonale të Brazilit.

Ndërsa, futbollisti tjetër është jugkoreani, Im Jung Yu, i cili luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe më parë ka qenë në prova edhe te klubi i madh kroat Dinamo Zagreb.