Rreth 1.800 shikues ishin prezentë në palestrën në Mitrovicë në ndeshjen ndërmjet Trepçës e Pejës, të luajtur në kuadër të javës së 15-të, të parës për pranverë në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Në tri ndeshjet e tjera të asaj xhiroje u mblodhën gjithsej 600 shikues. Në xhiron e 16-të, 1.500 shikues u mblodhën në palestrën në Suharekë, në ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Në tri ndeshjet e tjera të xhiros së 16-të prezentë ishin vetëm 200 shikues, sipas të dhënave zyrtare të FBK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani dy skuadrat me numrin më të madh të shikuesve përballen mes vete në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit të Kosovës në basketboll. Derbi i javës ndërmjet Trepçës e Golden Eagle Yllit luhet të shtunën (sot) në palestrën "Minatori" në Mitrovicë (17:30). Pritet që sërish të ketë numër të madh shikuesish. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).